E shtruar në spital dhe prej ditësh nuk merr pjesë në emision, Bora Zemani shtatzënë për herë të dytë? (video)
Moderatorja shqiptare, Bora Zemani vazhdon të jetë emri më i përfolur në mediat rozë.
Jeta e saj private është në fokus dhe shkak u bë hyrja e ish të dashurit në “Big Brother Vip”.
Krahas Donaldit, Bora është përfolur së fundmi se është në pritje të ëmbël.
Disa javë më parë Bora Zemani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Vetë moderatorja e bëri të ditur këtë duke postuar video nga spitali dhe shumë shpejt u rikuperua.
Dy ditë pas operacionit Bora u rikthye në “Përputhen” dhe gjatë kësaj jave ka prezantuar e ulur në karrige.
Por u bënë sërish disa ditë që ajo nuk është në prezanitimin e emisionit të saj duke u zëvendësuar nga Elona Duro.
Dhe si për t’i hedhur benzinë zjarrit, ajo ka postuar këtë video me Arborin ku bën një lojë “shtatzanie”