E tallnin në shkollë se vishte të njëjtat rroba, dy shokët e tij të klasës bëjnë gjestin prekës

Dy adoleshentë me zemër të mirë morën disa rroba nga të tyret prej shtëpisë dhe ia sollën një shokut të tyre të shkollës që kishte rënë pre e bullizmit.

Micheal Todd ishte nxënës i ri tek Kolegji Martin Luther King në Memphis, Tennessee kur shokët e tij të klasës nisën që ta tallin rreth pamjes së jashtme.

Nxënësit e tjerë në klasë e tallnin Micheal-in pasi ‘vishte të njëjtat rroba çdo ditë. Ai shpjegoi më pas se nuk kishte shumë rroba pasi po rritej aq shpejt sa e ëma nuk e përballonte t’i blinte të reja aq shpesh.

Për ta ndihmuar, dy nxënës nga klasa vendosën që të mos i bashkoheshin pjesës që e tallën, por në vend të kësaj morën disa nga rrobat e tyre dhe ia dhanë Todd-it.

Një nga nxënësit e tjerë e filmoi momentin kur dy shokët ndanë rrobat e tyre me nxënësin e ri.

Ishin Kristopher Graham dhe Antwain Garrett ata të cilët u bënë bashkë dhe i erdhën në ndihmë bashkëmoshatarit të tyre duke u dhënë kështu një mësim edhe të tjerëve që bënë të kundërtën.

Duke folur për mediat, Kristopher tha:

Kur i pashë njerëzit që po qeshnin dhe po e tallnin mendova se duhet të bëja diçka. Kisha një palë këpucë të reja fringo që mund t’ia jepj dhe gjëra të tjera.”

Share With:
Translate »
643 Views