E tmerrshme, nëna publikon videon e djalit të lidhur me zinxhirë, kërkon ndihmë
Një nënë e cila mbante të lidhur me zinxhirë djalin e saj 28 vjeçar ka publikuar një video të tij në atë gjëndje të tmerrshme për të kërkuar ndihmë
Marisa Padilha, 47 vjece thotë se djali i saj Andre lëndon veten nëse qëndron i zgjidhur nga zinxhirët
Andre qëndron i lidhur me zinxhirë prej 13 vitesh, që në momentin kur u bë një adoleshent i dhunshëm, thotë ajo
Gruaja tregon se sjellja e tij kishte ndryshuar në moshën 10 vjecare dhe se as mjekimi dhe as terapia për autizmin, me të cilën ishte diagnostifikuar djali i saj nuk i kishin dhënë efekt
Ajo jeton në qytetin Fernandopolis, në Brazil dhe vendosi të bëjë publike videon për të kërkuar ndihmë
Edhe pse merr ilace cdo ditë ai vazhdon të kafshojë, të rrahë veten dhe bërtet shumë. Ai duhet të ketë ndonjë problem më të madh nga ai që është diagnostifikuar” thotë ajo duke shtuar se nuk mundte më të duronte të shikonte djalin e saj të lidhur me zinxhirë. Gruaja kërkon një ndihmë nga mjekë specialistë