E trishtë, nëna vdes në gjumë, 4-vjeçarja i qëndron pranë me idenë se po fle
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vigevano, Itali, ku një grua 40 vjeçare ka humbur jetën në gjumë, ndërsa vajza e saj vetëm 4 vjeçfjeti me të gjithë natën, pa kuptuar asgjë.
Në të vërtetë gruaja kishte vdekur në gjumë, vajza i qëndroi pranë gjithë natën duke menduar se ajo po flinte.
Aq sa kur disa të afërm hynë në banesë, vogëlushja u ka thënë të mos bëjnë zhurmë për të mos e zgjuar. Ishin ata që bënë zbulimin e trishtë dhe lajmëruan policinë.
Familjarët, sipas rrëfimit të “Provincia Pavese”, u shqetësuan për shkak se gruaja nuk i ishte përgjigjur telefonit për orë të tëra dhe kështu mbërritën në banesën e saj në Vigevano. Aty ata gjetën vajzën.
Nëna 40-vjeçare dyshohet se vdiq teksa flinte, nga një sëmundje.