E trishtë, Shkënda Dubova humb personin më të shtrenjtë nga Covid-i
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Shkenda Dubova njoftoi sot ndjekësit se babai i saj Shaip Dubova ka ndërruar jetë.
“Të nderuar farefis, shokë e dashamirë, ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai jonë Shaip Dubova”, shkruhet në postim.
Me rastin e vdekjes së ish-kameramanit të RTP-së dhe fotografit gjilanas Shaip Dubova, kryetari Gjilanit Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Dubova. Haziri ka thënë se fakti se Shaip Dubova ka vdekur nga COVID-19 është alarm për popullatën që të vaksinohen.
“Shaipin do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm si kameraman i ish-RTP-së dhe si fotograf, i cili, me punën e tij profesionale dhe të guximshme, faktoi krimet makabre të serbëve ndaj shqiptarëve, në luftën e fundit”.
“Shaipin na e mori COVID-19 dhe ky duhet të jetë alarm për ndërgjegjësim të popullatës që të vaksinohen gjithsesi për ta ruajtur shëndetin publik. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dubova, shokëve, miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Lutfi Hazirit.