E trishtë/ Vajza që mbijetoi pasi e ëma u hodh me të nga kati i 7 i pallatit, i jep fund jetës po duke u hedhur

Një adoleshente ka humbur jetën  duke u hedhur nga një urë në autostradë. Ngjarja e rëndë vjen 15 vite pasi nëna e viktimës, Yazmina Howard mbeti pa jetë kur u hodh nga kati i shtatë me vajzën në krah.

Howard, e cila ishte vetëm 3 vjeç, mbijetoi mrekullisht kur Maxine Carr u hodh nga banesa e tyre në vitin 2003.

Carr ishte viktimë e abuzimit në familje dhe kishte frikë se ish-bashkëshorti i i saj  i dhunshëm do ta lëndonte dhe do i merrte Yazmina, sipas hetimeve.

Vaja e saj u gjet gjallë pranë trupit të nënës së saj pasi Maxine u hodh nga 30 metra lartësi nga banesa në Maidstone, Kent.

Yazmina pësoi dëme të kafkës dhe theu një krah, brinjët dhe nofullën.

Por 18-vjeçarja i dha fund jetës së saj në mënyrë tragjike mbrëmjen e së hënës pasi u hodh nga një urë autostrade në Larkfield.

Share With:
Translate »
1127 Views