E veshur me kostum kombëtar, Nina e Arbenitës dhe Feros na uron 28 Nëntorin

Sot po kremtohet 110 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ku si çdo herë shqiptarë anë e mbanë botës e urojnë këtë ditë

Vëmendje arrin edhe personazhet publike duke u shfaqur me veshje tradicionale.

Nuk mungojnë as fëmijët e tyre të cilët i shfaqin në formën më të mirë në rrjetet sociale.

Ka qenë modelja Arbenita Ismajli që ka postuar imazhe të vajzës së saj dhe reperit Fero në InstaStory.

Vogëlushja Nina shihet në veshje tradicionale shqiptare që i shkonin shumë, edhe pse nuk është në moshë për ta kuptuar rëndësinë e kësaj dite ajo dukej sikur e kuptonte nga buzëqeshja dhe duartrokitjet e saj. /Kosovarja/

Share With:
Translate »
143 Views