E vranë kur po flija, nuk e bëra unë! Dëshmon partneri i gruas shqiptare që u ekzekutua në Selanik!

39-vjeçari tha në dëshminë e tij se natën fatale të Vitit të Ri kishte marrë pilula gjumi për të fjetur dhe kur u zgjua, 41-vjeçarja Gjeorgjia Murati, nuk ishte në shtëpi. Ai mohon çdo përfshirje në rastin e vrasjes së partneres së tij, në Kalamaria të Selanikut. Partneri i saj u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e tij dhe pritet të dalë nesër në prokurori.

Sipas informacioneve, i pandehuri pretendon se i bashkëakuzuari e ka në shënjestër dhe nuk e di pse po e implikon në rastin e vrasjes. Ai pretendon se shoku i tij, së bashku me një bashkëpunëtor të panjohur, kanë vrarë Gjeorgjinë dhe ai vetë nuk e ka kuptuar fare sepse ishte në gjumë.

“Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija.”, mësohet të ketë thënë ai në polici, shkruajnë mediat greke

Prokurori ka ngritur procedim penal për tre vepra penale dhe dy shkeljeve ndaj dy personave të akuzuar për vrasjen e 41-vjeçares shtatzënë, trupi i së cilës u gjet pasditen e së hënës në një zonë me shkurre pranë Monopigados, jashtë Selanikut, 24 orë pas zhdukjes së saj.

Autorët janë partneri i saj 39-vjeçar dhe shoku i tij 34-vjeçar, të cilët, sipas prokurorisë penale, përballen me akuzat për vrasje nga pakujdesia, ndërprerjen e shtatzënisë, grabitjen (të gjitha në bashkëpunim) si dhe mbajtje pa leje të armëve dhe përdorimit të armëve

Share With:
Translate »
96 Views