E xhiruan fëmijët, momenti Xhemal Loka dhunon Bedrien, ai ulëret dhe të madhe dhe…
Top Channel ka siguruar momentin kur Xhemal Loka dhunon 41-vjeçaren Bedrie Loka në banesën e tyre.
Bedrie Loka kreu vetëvrasje disa ditë më parë, ndërsa në burg ndodhet bashkëshorti Xhemal Loka.
Pamjet në video tregojnë kur autori kryesor i dyshuar për vdekjen e saj i ulëret me fjalë të rënda dhe e dhunon, në praninë e dikujt tjetër.
Ajo mbrohet duke ngritur duart lart, ndërsa ulet në divan brenda banesës.
Videoja është filmuar nga një prej pjestarëve të familjes, i cili ndodhet në oborr. Ende nuk dihet se kur është xhiruar videoja, nëse ka ndodhur periudhën kur ai është kthyer nga Greqia për festa, apo më parë.
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga dëshmitë e të afërmve, ku tregohet se ai e dhunonte në mënyrë periodike gruan që ndërmori aktin ekstrem.