E zbulojnë paparacët/ Cardi B në pritje të fëmijës së 3, kërkon divorcin nga Offset

Çifti i njohur Cardi B dhe Offset, janë ndarë përsëri por kësaj here duket se është përfundimtare. Cardi bëri kërkesë për divorc nga burri i saj të mërkurën, konfirmoi përfaqësuesi i saj për Page Six.

Përfaqësuesi nuk dha detaje shtesë, por informoi se Cardi po kërkon kujdestarinë kryesore të fëmijëve të tyre. Që nga fillimi i martesës së çiftit, ka pasur thashetheme se Offset e ka tradhëtuar reperen disa herë.

Cardi dhe Offset kanë një vajzë së bashku, Kulture, 5 vjeç dhe një djalë, Wave, 2 vjeç. Ka pasur gjithashtu spekulime se ajo është në pritje të një fëmije të tretë – por Cardi nuk e ka konfirmuar publikisht se është shtatzënë, ose nuk e ka pranuar spekulimin.

Sidoqoftë TMZ ditën e sotme publikoi një foto të reperes teksa fshihej përmes disa çadrave, ku në një moment fotografohet me barkun e rrumbullakosur.

Cardi B kërkon divorcin nga Offset, reperja kapet "mat" me barkun

Offset dhe Cardi u martuan në shtator të vitit 2017. Por ata janë ndarë disa herë gjatë martesës duke përfshirë në vitin 2020, kur Cardi fillimisht paraqiti kërkesën për divorc, por më pas u pajtua me të shoqin.

 

Share With:
Translate »
39 Views