“E zgjuam babain sepse donim ta shikonim kur ta vrisnim”, dëshmia e Hygerta Metës TRONDITI grupin hetimor!

Dëshmia e Hygerta Metës para grupit hetimor, e cila së bashku me dy vëllezërit e saj akuzohet se vranë babain Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur në Shënavlash të Durrësit më 10 Shkurt 2024 ka tronditur grupin hetimor.

I ftuar në emisionin Uniko, gazetari Ferhati ka treguar se plani për vrasjen e Pëllumb Metës ishte thurur nga fëmijët e tij që në muajin Dhjetor 2023.

Madje, në një nga variantet e ndryshuara disa herë të dëshmisë së Hygertës, kjo e fundit ka thënë se para se i vëllai Hyseni të vriste babain, këtë të fundit e zgjuan nga gjumi sepse donin ta shikonin kur i merrnin jetën.

“Në dëshminë e Hygertës që nuk është pasqyruar në materialin që ne kemi lexuar së bashku sa i përkon materialit që ka shkuar në gjykatë për masat e sigurisë, në një moment madje në deklarimin e saj të dytë, ku Hygerta hoqi dorë nga autorësia e vrasjes së babait, ajo ka thënë që Hyseni e ka zgjuar babain sepse viktima ka qenë në një moment dremitje, sepse “donte dhe donim që ta shikonim kur ta vrisnim”. Edhe këto janë deklarime shumë shqetësuese që kanë shtangur dhe vetë grupin hetimor”, tha ndër të tjera gazetari.

Ky i fundit thekson se motivi për këtë ngjarje të rëndë duhet të jetë shumë i fortë, por mbetet ende enigmë, sepse edhe pista e shkuesisë për Hygertën nuk është shumë e besueshme tashmë për grupin hetimor.

Policia po verifikon gjithashtu edhe rolin e bashkëshortes së viktimës, e cila është me detyrim paraqitje dhe po hetohet në gjendje të lirë, kurse 3 fëmijët; Hyseni, Hygerta dhe Amarildo Meta janë nën masë sigurie arrest në burg për vrasjen e babait.

Share With:
Translate »
91 Views