E zuri gjumi në autobusin e shkollës, vogëlushi ndërron jetë

Një djalë 5 vjeçar ndërroi jetë pasi u harrua në autobusin e shkollës për 6 orë.

Shkak për vdekjen e tij u bënë temperaturat e larta dhe mungesa e oksigjenit.

Rashid Fadhel Buzuhair po shkonte në mëngjes në kopësht dhe e zuri gjumi në autobus.

Në momentin që zbritën prej aty as nxënësit dhe as shoferi nuk u kujtuan ta zgjonin vogëlushin.

Trupi i tij i pajetë u gjet disa orë më vonë kur fëmijët do të ktheheshin në shtëpi.

Ministria e Brëndshme ka investiguar ngjarjen dhe drejtori i shkollës, shoferi i autobusit si dhe edukatorja e kopshtit akuzohen për neglizhencë.

Share With:
Translate »
781 Views