Edhe 8 javë dhe Khloe Kardashian do të ndihet vajza më e lumtur në botë
Tashmë ajo ka kaluar 7 muaj shtatzanie me sukses dhe 2 muaj dhe jeta e saj do të ndryshojë tërësisht.
Khloe dukej shumë e emocionuar në një postim që bëri në Snapchat. Aty, ajo hapi një dhuratë nga motra e saj Kim.
Bukuroshja 33 vjeçare është në një marrëdhënie me basketbollistin Tristan Thompson. Fëmija i çiftit pritet të vijë në jetë në mars.
Ky postim i Khloe vjen pak ditë pasi ajo shkroi për dhembjen e madhe që ndiente pas humbjes së qenushes Gabbana.