Edhe fëmijët e Fadil Berishës e kanë një foto si të tonën

Për fëmijët shqiptarë para viteve 2000, fotografitë ishin një nga gëzimet më të veçanta që mund të përjetonin. Kur flasim për fotot e fëmijërisë gjithmonë na vijnë ndërmend ato bardh e zi. Megjithatë me dalje e fotove me ngjyra, dëshira për foto u shtua edhe më shumë, njësoj si kalimi nga telefonat e thjeshtë në ato smartphone.

Nëse fëmijët e shteteve të mëdha perëndimore ishin të parët që u gëzoheshin gjërave të reja, tek shqiptarët arritën pak më vonë. Por fëmijët e Fadil Berishës kanë qenë pak me më shumë fat. Megjithatë edhe pse me babain fotograf, motër e vëlla nuk i kanë shpëtuar fotos klasike. Blair i veshur me këmishë, kollare dhe pantallona ndërsa Violet me një fustan ngjyrë pana.

Nëse sot mund të kenë fotot më të veçanta në botë, në fëmijëri fotot i kanë patur si të tonat. /Kids’ Time

 

Share With:
Translate »
791 Views