Edhe Kajani iu gëzua borës si të gjithë, por mami Ajola vetëm tani na e tregoi foton

Tirana u zgjua këtë të diel e mbuluar nga një petk i bardhë bore, duke i dhënë një tjetër pamje kryeqytetit. Njerëzit shfrytëzuan ditën e pushimit për të shijuar borën, që është një event i rrallë në Tiranë. Bora  zbukuroi edhe Durrësin, duke i dhënë një tjetër pamje qytetit bregdetar.

Ndërsa rrjetet sociale u pushtuan nga fotot e shumta ditët e para të javeës, mami Ajola vetëm sot na dhuroi një pamje të të birit Kajan duke shijuar borën.
Ndoshta për të marrë vëmendjen që do t’i mungonte të dielën.
Kajani i gëzohet bardhësisë njësoj si të gjithë të tjerët, ndërsa Ajola u kujdes që as këtë herë të mos na e tregonte fytytën e vogëlushit. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
778 Views