Edhe në kartolinën e Krishtlindjeve të Harry dhe Meghan kishte mesazhe të koduara

Kartolina e Krishtlindjeve e Princit Harry dhe Meghan Markle i çmendi të gjithë fansat e familjes mbretërore. Në foton familjare, Harry e Meghan shfaqën për herë të parë edhe fytyrën e vogëlushes Lilibet, në profil.

Meghan mban në duar Lilibet, ndërsa ajo i buzëqesh nënës së saj, me të cilën duket që ka një ngjashmëri të madhe. Kurse Archie rrëmbeu zemrat e të gjithëve me flokët e tij të kuq, njësoj si i ati dikur.

Megjithatë, fotoja ka disa detaje të cilat mund t’i kenë shpëtuar syrit të përgjithshëm. Si fillim, fotoja është shkrepur nga i njëjti fotograf që ka përjetësuar fejesën dhe martesën e ish-mbretërorëve, Alexei Lubomirski. Po kështu, e gjithë familja është zbathur dhe ka veshur xhinse, përveç Lilibet me fustan të bardhë. Por veshja e Archie, e kombinuar me një këmishë të bardhë, është e njëjta si ajo e Meghan në daljen e saj të parë në publik me Princin.

Çifti u shfaq zbathur në njoftimin e shtatzënisë me Lilibet.

Në urim, familja ka përdorur shprehjen “Pushime të lumtura”, e cila është një shprehje amerikane pasi zakoni i britanikëve është “Gëzuar Krishtlindjet”. Detaji i fundit, është byzylyku i Princit Harry, një aksesor që ai e mori në një udhëtim në Afrikë në vitin 1977, pas pas vdekjes së Princeshë Dianës. Harry e mban byzylykun që prej vitit 2001.

 

Share With:
Translate »
233 Views