Edhe në nisje të Vitit të Ri, prioriteti i Angelina-s mbeten vetëm fëmijët

Angelina Jolie ka treguar gjatë gjithë kohës se kujdesi për fëmijët e saj dhe përkushtimi ndaj tyre vjen i pari. Së fundmi aktorja është parë në shoqërinë e binjakëve të saj, Vivienne dhe Knox në Los Angeles duke shëtitur.

Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e paparacëve ka qenë fakti se Angelina është parë gjatë gjithë kohës duke qeshur me fëmijët e saj, duke treguar dhe një gjendje mjaft të mirë emocionale.

Jolie ka vizituar disa vende dhe dyqane së bashku me fëmijët mbrëmjen e kaluar, duke treguar kështu kujdesin maksimal ndaj tyre.

Kujtojmë se raporti i Angelina-s me fëmijët ka qenë gjithmonë kaq i ngushtë sa sot, ndërsa marrëdhënia e tyre me babin, Brad Pitt shpeshherë ka pasur luhatje të dukshme nga të gjithë./revistawho.com

Share With:
Translate »
455 Views