Edhe Olta Gixhari e gjen veten tek shprehja hit e prindërimit që po qarkullon kudo
Për shumë çifte që zgjedhin të sjellin në jetë fëmijë, shpesh ritmi i jetës bën që rritja e një fëmije të cilësohet si sakrificë. Kjo lloj qasjeje sipas psikologëve nuk është pozitive për fëmijët, pasi ndikon për keq në psikikën e tyre.
Shumë personazhe, ashtu si Olta Gixhari duket se e gjejnë veten tek kjo shprehje që së fundmi po qarkullon kudo në rrjet.
“Fëmijët e mi nuk zgjodhën të lindin. Unë zgjodha të kem fëmijë. Ata nuk më detyrohen asgjë. Unë u detyrohem atyre gjithçka”.
Dhe është kaq e vërtetë.
Një gjë që çdo prind duhet t’ia kujtoj vetes sa herë ndihet i lodhur, s’ka kohë apo dëshiron të bëj jetën e beqarit.