Edhe Oprah Winfrey-t i duhet të shpjegojë përse nuk është martuar dhe s’ka fëmijë!
Edhe gruas më të fuqishme në botë i duhet t`i sqarojë të tjerët përse nuk ka burrë dhe fëmijë.
Ajo mund të jetë edhe afrikano-amerikanja më e pasur e shekullit 21, por nuk është imune ndaj paragjykimeve gjinore; ndaj atyre që, si të thuash, do të donin që të gjitha gratë të ishin të prera për t`u martuar e për të lindur fëmijë.
Oprah Winfrey që numëron rekord të puntatave të programit të saj, që numëron çmime, që ka një lidhje të gjatë dashurie, por që nuk është martuar e mbi të gjitha nuk ka sjellë një fëmijë në jetë, ende sqaron njerëzit për arsyet e saj.
“Nëse do të ishim martuar me Graham, tashmë nuk do të ishim bashkë. Nuk jam penduar për këtë. Unë gjithashtu besoj se një pjesë e arsyes për të cilën nuk jam penduar është sepse unë gjithmonë kam bërë atë që ishte më e mira për mua: Kam Akademinë e Vajzave për Udhëheqje në Afrikën e Jugut – shoqatë që kujdeset për 172 vajzave që do të arsimohen. Ato vajza plotësojnë më së miri atë aspekt amtar që mbase do të kisha pasur nëse do kisha lindur vetë fëmijë. Dashuria nuk njeh kufij. Nuk ka rëndësi nëse një foshnjë ka ardhur në botë nga barku yt apo nëse e ke takuar në moshën 2, 10 apo 20 vjeç. Nëse dashuria është e vërtetë, ajo funksionon”, tha njëherë Oprah.
Disa deklarata të famshme të saj lidhur me këtë temë janë:
“Unë pashë thellësinë e përgjegjësisë dhe sakrificës që në të vërtetë kërkohet nga një nënë. Unë fola me shumë njerëz të çoroditur dhe zbulova se ata ishin të tillë, sepse kishin nëna dhe baballarë që nuk ishin të vetëdijshëm se sa serioze ishte ajo punë, pra prindërimi. Dhe unë kurrë nuk e kam pasur aftësinë për të ndarë mirë jetën personale dhe punën private, siç bëjnë gratë e tjera. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë kam pasur respektin më të madh për gratë që zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre. Askush nuk u jep grave kreditin e merituar”.
“Ka pasur ditë që kam punuar për 17 orë dhe pastaj jam kthyer në shtëpi ku më priste Stedman dhe dy qentë tanë. Stedman më ka dhënë gjithmonë hapësirën që kam dashur. Nuk më ka pyetur kurrë: Ku është mëngjesi im? Ku është darka ime? Kurrë”.
“Nuk kam dashur asnjëherë të kem fëmijë, e di që nuk do isha nënë e mirë për ta. Unë nuk kam durim. Kur më bënin presion që të martohesha dhe të bëja fëmijë, kuptova se nuk do të isha kurrë nga ata njerëz që pendohen se nuk bënë fëmijë. Sepse ndihem sikur jam nënë e shumë fëmijëve në botë”.
Oprah ka kaluar një dramë në jetën e saj. Kur ishte ende fëmijë u abuzua seksualisht, mbeti shtatzënë, ishte vetëm 14 vjeç dhe për më tepër lindi fëmijë të vdekur. Që nga ajo kohë nuk ngeli asnjëherë shtatzënë.