Edhe Uliksi në festival me mami Adelinën
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e njohur për publikun si Diva, është ngjitur sonte në skenën e edicionit të 56-të të festivalit të Radio Televizionit Shqiptar. Ajo u mirëprit në skenë nga moderatori i mbrëmjes, Adi Krasta, dhe nuk ju shpëtoi as pyetjeve të tij natyrisht. Padyshim që Uliksi nuk do të shpëtonte pa vëmendje në daljen e parë publike të mami Adelinës. Ajo u shpreh se e ka mbajtur në prehër për 6 orë udhëtimi drejt Shqipërisë për pjesëmarrjen në festiva dhe si djalë që është mund ta kuptojmë kollaj natyrën e tij capkëne, aq më tepër që është i biri i njërës prej capkëneve më të mëdha të show bizit shqiptar. Më poshtë gjeni intervistën e plotë të Adelinës me Adi Krastën. /Kids’Time/
