Pushimet e kryeministrit: Zaho bën not vetë, mami dhe babi marrin rreze buzë detit
Tashmë e ka bërë traditë dhe Edi Rama thuajse cdo ditë poston në Instagram një foto me përshkrimin ‘Insta e ditës”.
Kryeministri shqiptar për këtë përshkrim zakonisht zgjedh një foto që i përket aktualitetit ose foto ku shfaqet pranë Zahos, por këtë herë ka bërë një përjashtim.
![]()
Edi Rama si rrallë herë ka publikuar në Instagram një foto të portretit familjar, teksa ndodhet me pushime.
Së bashku me Lindën ata shfaqen duke marrë rreze dielli, ndërsa vogëlushi i tyre Zaho noton në det.
![]()
Linda dhe Edi rama shijojnë pamjen që u ofron vogëlushi i tyre, i cili pak ditë më parë festoi pesë vjetorin e lindjes.