EDMOND TUPJA: BIRI IM, TI S’DO TA KUPTOSH QË VDEKJA NA KA NDARË…

Poezi nga Edmond Tupja

Kur të dergjem një ditë si dru në shtrat
Me shijen e paemër të vdekjes në gojë,
Ti nuk do ta kuptosh dhimbjen e ngratë
Të shpirtit tim rrëzuar më keq se rrënojë.

Kur në ballë të më puthësh ti aq butë,
Pasi shpirti gri tashmë të më ketë dalë
Si flutur krahëvrarë që zvarritet pa ngut,
Ti s’do ta kuptosh që vdekja na ka ndarë.

Na ka ndarë që ti të jetosh, të jetosh jetim,
Në kujtimet e tua nga unë ç’ka për të mbetur?
Ah, dije, pra, që, sa të jesh gjallë, biri im,
Dheu i frikshëm kurmin s’ka për të ma tretur.

Share With:
Translate »
166 Views