Efektet e përjetshme të “fëmijës së preferuar”

Shumica ndoshta nuk do ta pranojnë, por një numër befasues prindërish kanë një fëmijë “të preferuar”. Por mënyra se si e trajtojnë atë fëmijë në krahasim me vëllezërit e motrat e tyre mund të ketë ndikime afatgjata në shëndetin e tyre mendor si të rritur dhe në marrëdhëniet familjare.

Hulumtimet sugjerojnë se favorizimi i njërit prej fëmijëve nga prindërit vjen çuditërisht natyrshëm, por në fakt mund të jetë shumë e dëmshme. Ndodh në rreth 65% të familjeve dhe është identifikuar dhe studiuar në shumë kultura të ndryshme. Sado e përhapur të jetë, kjo mund të dëmtojë mirëqenien e fëmijëve gjatë gjithë jetëgjatësisë, që nga fëmijëria e tyre deri në moshën e mesme dhe më tej. Po ashtu konsiderohet një faktor po kaq i rëndësishëm në një sërë problemesh emocionale, aq sa psikologët kanë edhe akronim për të: “trajtim diferencial prindëror”, ose PDT.

Për personin që ndihet sikur trajtohet si i dyti, nga fëmijët, pasojat mund të jenë të thella. Hulumtimet sugjerojnë se që në moshë të re fëmijët janë të vetëdijshëm për trajtimin e ndryshëm, si p.sh., prindërit tregojnë më shumë ngrohtësi ndaj vëllait apo motrës tjetër. Një favorizim i tillë i perceptuar i prindërve është shoqëruar me vetëbesim të ulët tek fëmijët, si dhe me ankthin e fëmijërisë, depresionin dhe problemet e sjelljes, duke përfshirë sjelljen e rrezikshme. Mund të ketë gjithashtu një efekt negativ në mirëqenien emocionale që shkakton probleme të tjera, më indirekte. Studiuesit në Kinë, për shembull, kanë treguar se favorizimi i prindërve është një parashikues për varësinë ndaj telefonave celularë te adoleshentët. Në një studim kanadez me tetë adoleshentë, shtatë prej tyre mendonin se prindërit e tyre kishin favorizuar një vëlla, apo motër mw shumw, ndërkohë që ata kishin qenë gjithmonë “fëmija problematik” dhe se kjo kishte kontribuar në prishjen e lidhjeve familjare.

Ndikimi i shëndetit mendor mund të vazhdojë deri në moshën madhore, me favorizimin e nënës për shembull që shoqërohet me rezultate më të larta të depresionit tek fëmijët e rritur. Paragjykimi në vetvete mund të vazhdojë edhe në jetën e mëvonshme, me prindërit që ende “luajnë” të preferuarin me fëmijët e tyre të rritur. Dhe ndërsa prindërit dhe jo fëmijët mbajnë përgjegjësinë për këtë, favorizimi mund të dëmtojë lidhjen e tyre gjatë jetës dhe të rrisë tensionet dhe konfliktin midis vëllezërve dhe motrave. Kjo është veçanërisht shqetësuese pasi të kesh marrëdhënie të mira me vëllezërit e motrat është e rëndësishme për shëndetin dhe lumturinë tonë gjatë gjithë jetës.

Share With:
Translate »
206 Views