Einxhel sapo mori dhuratën e parë për bebin dhe është kaq e emocionuar
Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.
Pasi pranoi publikisht shtatzaninë, Einxhel ka postuar foto duke treguar barkun e rrumbullakosur dhe së fundmi me anë të një postimi në Twitter na ka treguar se tashmë kanë nisur dhuratat për bebin e saj akoma të paardhur në jetë.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” shumë prej banorëve kanë diskutuar në lidhje me planet e martesës së tyre apo edhe për ardhjen në jetë të një bebushi. Një nga ish-banoret që foli për bebin ishte Monika, e cila u shpreh në atë kohë se bebi i tyre do të dilte shumë i bukur.
