Einxhel Shkira dhe Dj Dagz në pritje të fëmijës së dytë, moderatroja zbulon gjininë e bebit! Pamje nga momentet e festës së çiftit
Moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira, ka zbuluar gjininë e fëmijë së saj të dytë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Pak kohë më pare ajo ka treguar se është në pritje të fëmijës së dytë, ndërsa sot përmes një videoje krah partnerit të sa, Dj Dagz dhe djalit të saj, Trev, ka zbuluar se do të bëhet sërish nënë e një djali.
Einxhel ka shpërndarë momente nga zbulimi i gjinisë më një tortë ngjyrë blu, teksa të tre gëzojnë për të voglin që do vij në jetë.
“Gjithçka që ka vërtet rëndësi është DASHURIA”, ka shkruar ajo krahas pamjeve.
Ishte fillimi i janarit kur moderatorja dha lajmin e ëmbël se po mirëpret fëmijën e saj të dytë me partnerin Dj Dagz.
“3 vjet nga dita që u bëmë Dy dhe sot të Tre presim të bëhemi 4”, shkroi prezantuesja krahas pamjeve.