Einxhel Shkira e di që nuk e prisnit, por i bëri një urim shumë të veçantë Sarah Berishës

Shpesh në rrjet është aluduar mbi marrëdhënien e Sarah Berishës dhe Einxhel Shkirës, pasi dy vajzat nuk janë parë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Nëse po mendoni se pse duhet të shoqërohen bashkë, njerëzit e lidhin miqësinë e vajzave me atë të partnerëve të tyre Dj Dagz dhe Dj PM.

Me siguri është që mes tyre nuk ka asnjë problem. Dhe po ashtu, me siguri është që vajzat takohen dhe kalojnë kohë cilësore bashkë. Edhe pse jo shpesh.

Ditën e djeshme, blogerja ka festuar ditëlindjen dhe Einxhel i ka bërë një urim shumë të bukur në mediat sociale. Ajo ka postuar një selfie me Sarahn nga dasma e kunatës së saj, duke shprehur vlerësimet dhe dashurinë e saj për vajzën e ditëlindjes.”E di që nuk e prisnit por e kisha ruajtur këtë foto për ditëlindjen e saj. Sepse thellë-thellë kam një afeksion të veçantë për çiltërsinë dhe naivitetin e kësaj vajze. Gëzuar ditëlindjen. Dhe shpresoj që tashmë ta dish pse je aty ku meriton të jesh prej kohësh. Dhe ta dish që Trev e ka marrë malli për shoqen e vet prandaj boll brodhe nëpër javë mode. Të duam familjarisht.”- shkruan ajo.

Pak kohë më parë, në deklaratën e saj të fundit për raportin me Einxhel, Sarah tha se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje dhe as nuk do ketë ndonjëherë.

“Më pengon pak që bëhet ky krahasimi mes çifteve. Siç është PM dhe Dagz, ata kanë dhe shokë të tjerë që janë me të dashurat e tyre. Ata janë kolegë dhe shumë shumë shokë të mirë. Mes nesh nuk ka krisje. Prandaj më bezdis ky fakti, që çfarë duhet të bëjë një çift duhet ta bëjë një tjetër. Me Einxhel nuk jam zënë, dhe nuk do zihem, kështu që njerëz flini të qetë. Është marrëdhënie shumë normale. Nuk bëhem siç ishim brenda shtëpisë…” tha blogerja asokohe.

 

Share With:
Translate »
105 Views