Ekskluzive/ Mario Veshaj dhe Kristina Mere po bëhen prindër për herë të parë
Një lajm i ëmbël po qarkullon së fundmi në qarqet e showbiz-it shqiptar. Mario Veshaj dhe Kristina Mere thuhet se janë në pritje të bëhen prindër për herë të parë.
Sipas burimeve pranë “Kids Time”, dyshja e njohur ka ndarë lajmin e bukur vetëm me rrethin e ngushtë familjar dhe shoqëror, duke zgjedhur ta mbajnë këtë fazë të jetës së tyre larg vëmendjes së tepërt mediatike.
Megjithëse as Mario dhe as Kristina nuk kanë bërë ende një reagim publik, sinjalet dhe afrimiteti i tyre i fundit kanë shtuar dyshimet se çifti po përjeton një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre.
Pritet që në ditët ose javët në vijim, vetë çifti të zgjedhë nëse do ta ndajë publikisht këtë lajm të veçantë me ndjekësit e tyre.