“Rezulton se diagnoza e shtrimit eshte repture (keputje) tendina ne doren e majte si dhe shembje e parakrahut dhe eshte kryer nderhyrja kirurgjikale në datën 18.11.2024 për riparimin e tyre.

Mario Përlleshi është shtruar në këtë spital me diagnozën e trauma prerëse në dorën e majtë dhe tek pjesa e historisë së sëmundjes përshkruhet se: “Pacienti vjen në urgjencën e SA1, shoqëruar nga familjarët e tij, pasi ka ndodhur një sherr në shkollën “Fan Noli”. Referon se 4 veta e kanë goditur me grushte në kokë, është rrëzuar dhe më pas ka nxjerrë thikën dhe ka prerë veten padashje”.

Autori i dyshuar i ngjarjes qëndroi 9 ditë në spital privat dhe më pas u dërgua në Insitutin e të miturve në Kavajë. Atje është hospitalizuar menjëherë duke qëndruar në infermieri. Gjendja e tij fizike dhe psikologjike paraqitet e qëndrueshme.

Deri në këto momente që flasim ka një kundërthënie ndërmjet deklaratave të policise dhe Luis Meçes. Tashmë, do të jenë veprimet e prokurorisë dhe ekspertizat e plota që mund të hedhin më suhmë dritë.

‘Nuk eshte se eshte rast i lehte, eshte rast kompleks, eshte rast qe ka dinamike brenda. Do te kete shume personazhe sa i perket pjeses se hetimit. Pjesa finale do te jete me detyrat qe do te lere prokurori i ceshtjes tek oficeret e policise gjyqesore, sepse ai eshte duke e ndjekur rastin. Nese ata do te perkushtohen dhe detyrat jane konkrete eshte shume e zbardhur si ngjarje’ u shpreh avokati, Edmond Petraj

Mario Përlleshi u njoh me masën e gykatës së Tiranës “arrest me burg”. Pavarësisht atyre që janë thënë deri sot, Mario nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen. Deponimi i tij, konsiderohet një prej momenteve më të rëndësishme në hetimin e kësaj tragjedie.

‘Prindër si puna ime largohen çdo ditë nga Shqipëria dhe një nga arsyet kryesore është e ardhja e fëmijëve, nuk i mungojnë të mirat materiale dhe e dijnë se do të vuajnë por sakrifikojnë për fëmijët. Pse duhet të ikin jashtë? Duhet t’u krijojmë kushtet këtu dhe nëse maksimumi që do të bëjmë është t’i heqim nga Shqipëra sepse atje nuk bëjmë dot atdhetarin me të ardhmen e fëmijëve’ u shpreh Aneo Hila, prind.