Ekspertët paralajmërojnë prindërit: Kujdes kur i vendosni fëmijët në ndenjësen e makinës

E dimë tashmë që fëmijët duhet të vendosen në ndenjësen e pasme të makinës, të mbërthyer në ulësen për fëmijë, kur po udhëtoni me makinë. Por, ajo çka mund të mos dini është se veshja e fëmijës mund të ndikojë në sigurinë e tij. Ekspertët paralajmërojnë prindërit se vendosja e fëmijës në ndenjësen e tij të makinës ndërkohë që ka të veshur një xhup të trashë dimri mund ta bëjë ndenjësen krejtësisht të padobishme.
Pse do të thoni ju?
Ky paralajmërim vjen sepse ndërsa fëmija është mbërthyer me një xhup të fryrë, krijohet një hapësirë e madhe mes trupit të tij dhe rripit të ndenjëses. Dhe, nëse ky rrip nuk shtrëngohet mirë në trupin e fëmijës, nuk e mbron siç duhet. Mos harroni! Rripi i ulëses është shtrënguar mjaftueshëm kur mund të lëvizni lehtësisht dy gishta poshtë tij. Dhe, nëse shqetësoheni se fëmija mund të marrë ndonjë ftohje po i hoqët xhupin, ekspertët rekomandojnë t’i mbuloni ata dhe ndenjësen e makinës me një batanije.

Share With:
Translate »
890 Views