Ekzekutoi burrin në mes të tregut në Milot në 2018-n, nëna e 2 fëmijëve dënohet përfundimisht me 9 vite burg nga Apeli i Tiranës

Një ngjarje e rëndë tronditi qershorin e vitit 2018 qytetin e Milotit kur një grua 35-vjeçare, nënë e 2 fëmijëve, ka vrarë me 4 plumba pistoletën bashkëshortin e saj.

Xhelozia dhe debatet për shkak të bixhozit shkaktuan viktimën e radhës brenda familjes në Milot. Viloleta Donaj, nënë e dy fëmijë ka qëlluar bashkëshortin te saj, Kujtim Donaj në mes të tregut dhe u arrestua vetëm pak minuta më pas.

Shkalla e Parë e Gjykatës së Kurbinit e dënoi me gjithsej 20 vite burgim, ndërkohë që Apeli i Tiranës ka marrë sot vendimin për dënim maksimal me 9 vite burg.

Dinamika e ngjarjes:

Kujtim Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgën që kishte në treg, kur ka ardhur gruaja e tij duke qëlluar 4 herë ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Violeta Donaj, sëbashku me kunatën kanë shkuar pas burrit me një makinë private, ndërsa viktima kishte mbërritur pak minuta më herët me një fugon mallrash. Sapo ka zbritur nga makina, 35 vjeçarja ka qëlluar ndaj bashkëshortit duke e lënë në vend të vdekur.

Në momentin e vrasjes sapo kishin filluar lëvizjet në tregun e Milotit, duke shkaktuar panik tek ta. Në atë kohë 35 vjecarja ka qëlluar ndaj bashkëshortit nga një distancë e afërt duke i shkaktuar tre plagë në trup, ndërsa një prej plumbave ka bërë rikoshet duke shkaktuar panik edhe tek qytetarët që ndodheshin aty pranë.  Një tjetër dëshmitare, i tregon viktimën dhe autorin si persona të qetë. Ata i njihte prej kohësh si shitës së rrobave të fëmijëve në treg. Pas krimit, Violeta Donaj ka tentuar të largohet. Pasi ka hedhur armën e krimit, ajo është larguar po me të njëjtën makinë por është ndjekur nga policia. Pak metra kilometra larg vendit të krimit ajo është ndaluar nga një patrullë policie dhe nuk ka bërë rezistencë.

Pas ndalimit, policia ka marrë në pyetje 35 vjeçaren, e cila ka rrëfyer se kohët e fundit kishte pasur debate të vazhdueshme me bashkëshortin. Ajo është shprehur se bashkëshorti e tradhtonte dhe kohët e fundit kishte nisur dhe të shpenzonte para. Para hetuesve, 35 vjecarja ka shtuar gjithashtu se keqtrajtohej nga bashkëshorti, sepse i kërkonte llogari për paratë, pasi sipas saj, viktima luante rregullisht edhe bixhoz.

Share With:
Translate »
166 Views