Ekziston vetëm një person që arrin ta qetësojë dhe ta kthejë në vete Sandër Gjokën sa herë është i acaruar
Ai është pa diskutim një nga artistët më të dashur shqiptarë, një nga legjendat e muzikës shqiptare, këngët e të cilit vazhdojnë të dëgjohen edhe sot kudo dhe i di përmendësh i madh e i vogël. Por, për sa i përket jetës private ai është treguar gjithnjë i rezervuar. Gruaja dhe dy fëmijët jetojnë që prej vitit 1998 në Itali, kurse Sandri, i bindur bindur se nuk mund të gjente kurrsesi ambientin artistik në të cilin ishte rritur e formuar, vendosi të qëndrojë në Tiranë, madje duke mos iu ndarë as lagjes së tij të vjetër te rruga e Shallvareve.
Së fundmi, ai ka qenë i ftuar te emisioni “Dola te Ola” ku për herë të parë ka folur rreth bashkëshortes, dy fëmijëve, por edhe statusit të gjyshit. Gjoka rrëfeu se me Ritën janë njohur në Dajt. Ai luante asokohe me kitarë, kurse ajo shkonte në piknik me familjen dhe ishte dashuri me shikim të parë.
“Unë nuk mendoj se një çift mund të shkojë shumë mirë duke qenë të njëjtë. Rita është natyrë shumë e dashur. Është nga këto tironset puro me zemër të madhe. Ka një armë të fuqishme,maturinë, arrin të më qetësojë sa herë që jam i acaruar”-u shpreh ai.
I pyetur në lidhje me fëmijët, ai tha “ Kur kam qenë beqar, nuk e mendoja se do të martohesha. Na quanin ‘rrugaçë’. Kur u bëra me fëmija ndryshova shumë.”