Elbasan, gjyshja po çonte mbesën në shkollë, masakrohet nga qentë endacakë
Një grua nga Elbasani është masakruar nga qentë e rrugëve, teksa po dërgonte mbesën e saj në shkollë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në njësinë administrative Papërr, pasditen e djeshme kur 65-vjeçarja Lumturi Gjeli është kafshuar nga qentë në rrugë. Mësohet se nga sulmi ka marrë plagë të shumta në trup, madje i është rrezikuar edhe jeta. Gjyshja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku i është nënshtruar ndërhyrjeve mjekësore dhe vaksinave specifike për rastet kur një person sulmohet nga qentë endacakë. Kafshimi nga qentë e rrugës është një fenomen që shqetëon vazhdimisht qytetarët, jo vetëm në Elbasan por në shumë zona të tjera të vendit.