Elbasan/ Me urdhër-mbrojtje, gjimnazistja bie nga kati i 2-të i shkollës

Sot në Elbasan në  gjimnazin “Vasil Kamami” Elbasan një nxënëse e klasës së 10 e ardhur nga një qendër sociale ka rënë nga kati i 2 i shkollës për arsye që ende nuk dihen. Sipas burimeve ajo ka dalë nga klasa në rrethana të paqarta dhe më pas është aksidentuar duke rënë nga kati i dytë.

Nga ana tjetër bëhet me dije se e reja kishte një urdhër-mbrojtjeje për shkak se prindërit e saj ishin të sëmurë mendor. Vajza dhunohej psikologjikisht prej tyre, edhe prej kohësh ka qenë strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan.

Nxënësja është jashtë rrezikut për jetën dhe policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës. E mitura është vet hedhur nga kati i dytë i shkollës

Ende policia nuk ka zbardhur një njoftim zyrtar në lidhje me ngjajren.

Share With:
Translate »
74 Views