Eleni Fouriera bën gjestin prekës, ja ku i çoi paratë që fitoi nga koncerti në Tiranë
Mbrëmjen e kaluar këngëtarja Eleni Foureira performoi për herë të parë pranë publikut shqiptar. Në një koncert plot atmosferë ajo arriti të mbledhë para sheshit me qindra fansa. Nga koncerti Eleni nuk ka publikuar asnjë pamje dhe postimi i vetëm është ai me Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.
Para se këngëtarja të nisej për në Greqi, Veliaj i dorëzoi ‘çelësin e kryeqytetit’ duke e falënderuar për ardhjen e saj në Tiranë dhe për atmosferën që i fali publikut. Eleni ka shpërndarë këtë foto në ‘Instastory’ dhe përpara fansave grek ajo e ka falënderuar Veliajn për ndihmën që ka ofruar për tragjedinë e ndodhur në Athinë.
“Në takimin me kryebashkiakun e Tiranës, e ndjeva të nevojshme që ta falënderoja për ofrimin e zjarrfikëseve. Në këto ditë të vështira, të gjithë bëhemi një dhe ndihmojmë ata që janë në nevojë. Faleminderit për ndihmën”, ka shkruar Eleni në postimin e saj.