Elif fotografohet për herë të parë me të birin

Aktorja turke, Hatice Sendil, është fotografuar me të birin, Can, në dalje të një qendre tregtare në lagjen Nishantash, të Stambollit.

Në momentin që u fotografua nga fotoreporterët, Sendil po fliste në telefon, ndërsa biri ishte në krahët e një të afërmi.

Tërheq vëmendjen paraqitja e aktores së famshme tepër në formë dhe pa makijazh.

35-vjeçarja e njohur për rolin e Elif në serialin e transmetuar në Tv Klan, “Një Pjesë e Imja”, është martuar me Burak Sagyasar në vitin 2015, ndërsa dy vite më pas u gëzua me një djalë.

Share With:
Translate »
1148 Views