Elisa Spiropali tregon pse shkoi me kamera dhe tregoi fytyrën e prindërve në Kavajë

Ministrja e Shtetit dhe zëdhënësja e qeverisë ka publikuar një tjetër video lidhur me rastin e 13 vjeçares në Kavajë. Përmes një video deklarate Spiropali tregon gjithë itinerarin, duke nisur nga  telefonata me gjyshin më pas ftesa në shtëpi dhe më pas vendimi i prindërve të vajzës për të dalë me fytyrën e tyre në ERTV.

Tregon dhe telefonatën që thotë se ka marrë  pas vizitës dhe videos ku u publikuan prindërit e vajzës.

  “Mos u mërzit për çfarë do të dëgjosh. Neve nuk ta harrojmë që na dhe mundësinë të çlirohemi, pas gjithë këtyre ditësh e netësh terrori ku të gjithë kanë folur çkanë dashur për ne. Ne sot folëm në emrin tonë. Nuk kemi frikë nga fytyra jonë, dhe jemi krenarë për vajzën tonë ndërsa turpin le ta mbajnë ata që dihet kush janë “

Spiropali thotë se është hedhur baltë mbi të, nga monstra dhe lukuni por se pas telefonatës është ndjerë e qetë sepse ka bërë gjënë e duhur.

Videoja e postuar shoqërohet me statusin: “Solidaritet njerëzor dhe përulje me respekt, për famijen që ra vik timë e terrorit politik e mediatik, por qëndroi me një dinjitet emancipues për t’u marrë shembull”

Solidaritet njerëzor dhe përulje me respekt, për famijen që ra viktimë e terrorit politik e mediatik, por qëndroi me një dinjitet emancipues për t'u marrë shembull🙏

Posted by Elisa Spiropali on Saturday, February 9, 2019

 

Share With:
Translate »
711 Views