Elita e Gjiko e kanë zbuluar emrin e vajzës së tyre dhe i kanë shumë të qarta planet për zgjerimin e familjes

Elita Rudi dhe Gjiko gjatë muajit shtator zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë dhe se Zëri do të bëhet vëlla i një motre. Dyshja e njohur publikuan një video në rrjete sociale, përmes së cilës dhanë lajmin e bukur dhe zbuluan gjininë e fëmijës njëkohësisht.

Shtatzënia e dytë e Elitës erdhi e papritur për publikun, sepse vetëm 1 vit më parë ata u bënë prindër me djalin. Në fakt është e vërtetë se ky fëmijë i dytë nuk ka qenë i planifikuar për çiftin, por mjaft i dëshiruar.

View this post on Instagram

Urime @elita.rudi dhe @gjikotheflyboy

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin NIN, Gjiko u shpreh: “Ishte shumë e dëshiruar se mund të planifikosh, por kur nuk ta jep ai lart nuk ndodh”. Më tej përsa i përket gjinisë së fëmijës ai tha se e dëshironte shumë një vajzë, sepse në familjen e tij janë tre vëllezër dhe vetë ata kanë sjellë në jetë vetëm djem.

Ndërsa kur u pyet nëse e kanë gjetur emrin e së voglës, ai tha se e kanë zbuluar, sepse në familjen e tyre nuk përdoret fjala gjej.

“Në familjen tonë nuk thuhet a e keni gjetur, por a e keni zbuluar, sepse një emër unik duhet zbuluar. Për ne çdo fëmijë është unik dhe duhet gjetur një emër unik, siç janë të gjithë njerëzit”, tha Gjiko, pa e treguar emrin që kanë zgjedhur.

Për sa i përket planeve për zgjerimin e familjes, reperi tha se nuk e mendojnë diçka të tillë, sepse ai vetë ndihet shumë i plotësuar si baba i dy fëmijëve.

“Nuk e di për familjen e madhe. Si të jetëë e shkruar. Unë duke e ditur që jemi në një shtet jo shumë të qëndrueshëm, më mirë rrit dy fëmijë si duhet, se sa rrit 5 dhe të pestë nga pak, pavarësisht se thonë se secili ka fatin e vetë, por e shohim se dimë. Unë për vete si prind jam shumë i plotësuar me një djalë dhe vajzë, por më tutje e shohim”, u shpreh reperi.

Gjiko tha se ai do të jetë sërish i pranishëm në sallën e lindjes kur të vijë në jetë vajza, sepse për të fëmija është produkt i të dyve, ndaj duhet të përfshihen edhe baballarët.

Share With:
Translate »
8241 Views