Elita Rudi bën rrëfimin e rrallë: Nga njohja me Gjikon te raporti me vjehrrën dhe bebi nr.3
Gjiko, e dimë që je gati edhe për 3 fëmijë të tjerë, por Elita thotë jo.
Në një intervistë të fundit, reperi emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli, është shprehur se me dëshirë i kishte patur 5 fëmijë, por moderatorja tha se ajo e ka mbyllur këtë kapitull. Duke i dërguar një mesazh publik partnerit të saj, Elita tha se tashmë është koha të fokusohet te puna.
“Marrëdhënia me Gjikon ka ndryshuar se nuk është njësoj si mos të kesh përgjegjësi dhe detyrime dhe si të jesh prind. duhet të zgjohesh kur zgjohet fëmija, të mendosh për të ardhmen, të shfrytëzosh çdo gjë dhe shumë anë të tjera. Nuk je më ti në vend të parë. Unë e kam përfunduar me fëmijët. Nuk ka një beb numër 3. I them bashkëshortit tim publikisht ‘Jo’. Jam shumë e përmbushur dhe jam gati të shfrytëzoj energjinë time në një dashur të vjetër, siç është televizioni.”- deklaroi ajo në T7.
Prezantuesja u kthye pas në kohë duke folur për fillimet e lidhjes me Gjikon. Ajo zbuloi se kishin vetëm 6 muaj bashkë kur romanca u zbulua nga mediat dhe gjëja për të cilën ishte shqetësuar më shumë asokohe ishte se çfarë do i thoshin prindërit sepse ata nuk ishin në dijeni të lidhjes.
“Nuk isha gati ta bëja publike lidhjen kur u zbulua nga mediat. Doja të isha shumë e sigurt që jemi bërë për njëri-tjetrin, para se ta bënim publike. Ishim nisur me pushime dhe na fotografuan në aeroport. Kur i kam parë lajmet, mu prish humori fare. Thash ‘Çfarë do i them mamit dhe babit’ se ata nuk e dinin. Vetëm dridhesha. Ne dolëm në takime një herë, sepse nuk e dija nëse doja ta kisha shok apo të dashur Asdrenin. Pas 6 muajsh njohje bëmë udhëtimin e parë, se kishim shumë presion ën Prishtinë.”– tregoi ajo.
Por, si i ka moderatorja raportet me nënën e Gjikos? “Raportet me nënën e Gjikos i kam shumë të mira. Jemi si shoqe. Kur ulemi të bisedojmë, nuk e llogaris se po flas me vjehrrën. E kupton shumë botën dhe është shumë e mirë. E konsideroj edhe si nënë. Ajo nuk ka patur vajza, dhe ne jemi bërë si vajzat e saj. Edhe na ndihmon shumë.”
Duke qenë se ka deklaruar prej kohësh se tashmë do fokusohet te puna, njerëzit janë kuriozë të dinë se çfarë do ndodhë me të ardhmen. Elita u shpreh se nuk ka asnjë projekt konkret në dorë dhe se do diçka që nuk lidhet me showbizin.
“Kam patur oferta nga Shqipëria, por nuk mundem të shkoj atje. Është sakrificë e madhe. Dhe nuk mund të ndryshojë rrjedhën e jetës, as për vete as për familjen. Nuk do doja një projekt që ka lidhje me showbizin. Nuk ndihem sikur mund tu bëjë pyetje provokative të ftuarve.”
Pati zëra se ajo do moderojë ‘Për’puthen’ por diçka e tillë u hodh poshtë nga ajo, pasi tha se nuk mund ta bëjë një sakrificë të tillë dhe të lejë Kosovën për tu zhvendosur në Tiranë.
“Ka patur shumë thashetheme. Por, vendimi im është marrë dhe unë do qëndroj në Kosovë. Për mua është shumë e rëndësishme familja, kështu që këtu do qëndrojë.”