Elita Rudi na prezanton me prindërit dhe sapo kuptuam nga i rrjedh bukuria

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave.

Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Bukuroshja shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe fëmijët e saj. Vetëm pak më parë ajo ka postuar në Instastory dy nga personat më të dashur për të dhe nuk janë as Gjiko dhe as Bota dhe Zëri.

Bëhet fjalë për prindërit e saj, të cilët bukuroshja ka vendosur që ti publikojë, duke postuar një foto të tyre dhe duke treguar gjithashtu se i do shumë.

Duket se tanimë Elita nuk do të jetë më aktive vetëm në rrjete sociale.

Share With:
Translate »
116 Views