Elita Rudi në zi! Moderatorja humb personin e zemrës
Elita Rudi sot ka ndarë lajmin e trishtë me ndjekësit e saj.
Ajo ka njoftuar se ka ndërruar jetë gjyshi i saj, një njeri mjaftë i afërt për moderatoren.
“Gjyshi më i mirë i kësaj bote na la! Gjithmonë na mësove durimin dhe mirësinë, kujtimet me ty nuk kanë si të jenë ndryshe. Një fëmijëri e mbushur me dashuri e përkujdesje”, është shprehur ajo.