Elita Rudi pozon me fustanin e ngushtë dhe të gjithë sytë te barku i rrumbullakosur

Çifti shumë i dashur për publikun, Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e konfirmuan vetëm pak ditë më parë, gjatë një feste të organizuar mes familjarëve dhe miqve.

Elita është në pritje të një vajze, të cilën mezi po presin ta mbajnë në krahë. “Jemi shumë të lumtur që familjes tonë po i shtohet një vajzë. Faleminderit Zot”, njoftoi moderatorja para pak ditësh.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto ku shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë blu. “E dua barkun tim të rrumbullakosur”, ka shkruar Elita krahas fotove.

Share With:
Translate »
687 Views