Elita Rudi tregon si i hoqi 12 kg pas lindjes së djalit

Moderatorja e njohur Elita Rudi prej 4 muajsh është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe Gjiko u bënë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Zëri. Çifti duken mjaft të lumtur me statusin e ri. Gjithsesi, të qenit prind është një përgjegjësi e madhe dhe lodhje gjithashtu. Nënat e kanë barrën më të madhe. Përveç lodhjes dhe netëve pa gjumë, nënat duhet të heqin edhe kilet e marra gjatë shtatzënisë. Elita gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instastory ka treguar disa detaje rreth shtatzënisë së saj, por edhe për periudhën pas lindjes.

Të shumtë kanë qenë ndjekësit që e kanë pyetur si i ka hequr kilet e marra gjatë pritjes së ëmbël. Elita tregon se gjatë shtatzënisë shtoi 17-18 kile, por 12 prej tyre i kanë ikur shpejt duke qenë se po e ushqen Zërin me qumësht gjiri.

“17-18 kg i kam shtuar, kur kam lindur i kam hequr shpejt 12 për shkak se Zërin menjëherë e kam pasur në gji, e këto të tjerat shkojnë avash”,-ka shkruar Elita.

Është e provuar shkencërisht që ushqyerja me gji e fëmijëve ndikon në rënien në peshë të nënave. Përveç shtatzënisë, Elita tregoi se “leja e lindjes” i përfundon në shtator ose tetor dhe atëherë do të rikthehet në ekran.

Share With:
Translate »
593 Views