Elsa Lila rrëfen detaje nga fëmijëria: Mami luante në violinë, babai më merrte në opera!
Elsa dhe Xhesika kanë rrëfyer se talentin e kanë në “gjak”, pasi edhe prindërit janë pjesë e botës së artit.
Këngëtarja Elsa Lila rrëfeu detaje nga fëmijëria, ku thekson se i ati e merrte gjithmonë me vete në Opera gjatë provave. Po ashtu, ajo theksoi se e ëma luante violinë.
Pjesë nga biseda:
Elsa: Unë jam rritur në opera me babain. Ishte kopshti, çerdhja ime, më merrte në prova, pasdite, paradite.
Xhesika: Po mami ka lidhje me artin?
Elsa: Po, ka pas luajtur violinë.