Elton Deda rrëfen për herë të parë dëshirën e tij të çuditshme
Kujt ia kishte marrë mendja që një deklaratë e fundit e tij, në studion e “Soiree” në Top Channel do të bënte xhiron e lajmit në median shqiptare?! Në fakt, ai vetë sa herë shfaqet në ekran bëhet protagonist sakaq, përmes zërit, por edhe batutave apo historive të jetës që i tregon thjesht bukur e pa doreza. Elton Deda, është artisti që e duan të gjithë, mbi të gjitha një këngëtar me reputacion të jashtëzakonshëm.

Në puntatën e mbrëmshme të “Soiree”, emisionit të moderuar nga Jonida Shehu, kryefjala e diskutimit mes të ftuarve special dhe Eltonit, ishin pikërisht nga dëshirat e pathëna e të çuditshme të tij, tek marrëdhënia e veçantë me të atin e ndjerë, Ferdinand Deda.
Mes episodeve që u rrëfyen këndshëm, nga profili i tij si artist, e ai familjar, këngëtari i njohur tregoi për herë të parë një dëshirë të çuditshme tijën. Si protagonisti i mbrëmjes që ishte padyshim Elton Deda, ai zgjodhi të ndante me ndjekësit e Soiree-së edhe një dëshirë të tijën të hershme…edhe pak të çuditshme.

Duke biseduar me moderatoren dhe autoren e programit, Jonida Shehun, Eltoni tregoi se nëse nuk do të ishte për babain e tij, ai nuk do të ishte bërë kurrë një muzikant siç është sot.
“Shiko, po të mos kisha pianon në shtëpi, po të mos kisha edhe babin nuk do isha bërë muzikant. Sepse fëmija e do gjithmonë një tutor për të ndjekur një fushë të artit,”- tregoi Deda.
“Unë mendjen nuk e kam pasur të bëhem muzikant. Më pëlqente muzika, por doja të bëhesha pilot luftarak. Po, po, e vërtetë, kam dashur të jem pilot ushtarak! Nëse do kisha baba një oficer, unë do isha bërë pilot, padyshim”, rrëfeu Eltoni.
Epo, jemi të lumtur që Elton Deda nuk u bë një pilot, por një muzikant që na ka dhënë e vazhdon të na japë shumë me muzikën e tij.