Elvana Gjata qenka kopje e të atit, publikon videon me të

Këngëtarja e njohur shqiptare ka treguar shpesh në daljet e saj publike se ka një raport special me prindërit e saj, sidomos me të ëmën, e cila pati të parin protagonizëm të saj në media si e ftuara speciale e “Xing” me Ermalin vetëm pak muaj më parë. Dhe në këtë shfaqje të tyren nënë e bijë kuptuam se ato kanë një sens të paparë humori.

Por, kur vjen puna tek babai, Elvana Gjata është treguar gjithnjë diskrete, ndoshta për zgjedhje të sajën personale ose për faktin se kjo mund të jetë natyra e të atit të saj, i tërhequr dhe larg vëmendjes mediatike.

Këtë herë, ata e kanë “thyer” rregullin dhe kanë vendosur që të ndajnë me ndjekësit virtual disa momente nga fundjava bashkë, që siç duket artistja ka vendosur ta kalojë në plazh bashkë me familjen e saj. Në një foto të shkrepur nga i ati dhe në një video tjetër të postuar në Instagram ku shfaqen të dy, ne kuptuam më në fund se kujt i ngjan Elvana Gjata!

Ajo qenka kopje e të atit dhe tani s’ka më dyshime.

Share With:
Translate »
713 Views