Elvin Xhinovci, 9 vjeçari shqiptar mahnit Suedinë duke bërë rep
Shqipëria është vendi nga kanë origjinën shumë yje që kanë pushtuar Europën, por edhe botën gjatë viteve të fundit, në fusha të ndryshme, duke nisur nga futbolli, e duke e mbyllur me muzikën.
Tashmë një tjetër yll është duke lindur në Suedi. Elvin Xhinovci, një 8-vjeçar shqiptar që jeton në Suedi, ka mahnitur jurinë e emisionit për talentë, T*LANG.
Elvini tregoi para jurisë aftësitë e tij të pabesueshme në rap, duke bërë rap si një profesionist
Videoja e performancës, e publikuar në YouTube këto ditë, ka marrë gati 200,000 shikime deri më tani.
Ndëra dje ishte i ftuar në “Ftesë në 5” dhe pati një bisedë shumë të këndshme me Bietë, të cilën mund ta ndiqni më poshtë: