Ema Andrea, pas humbjes së vëllait: Falënderoji njerëzit o zemër, se më vonë iu prish festën
Aktorja Ema Andrea ka reaguar pas vdekjes së papritur të vëllait të saj binjak, Eneas, i cili humbi jetën nga një atak kardiak. Me një shënim në Instagram Ema falenderoi të gjithë ata që iu gjendën pranë dhe kërkon që kujtimi i Eneas të mbetet i gjallë.
“Falenderoji njerëzit o zemër se nëse e bën më vonë do tu prishësh festën me fjalë të hidhura” më thotë gjysma ime Buçi im, mbreti im, jeta ime,mali im! Skam duar e as mendje por Buçit tim ja dëgjoj fjalën! Ju falenderojmë të gjithëve që nderuat e vazhdoni ta bëni Enean tonë! Çdo mesazh, çdo përqafim na erdhi i madh si zemra e tij! Enea në mirësinë e buzëqeshjen e tij ju jep bekime që na u gjendet pranë! Urojmë të mos shihni keq e ikja e Tij të jetë i fundit lajm i hidhur! Enea do thoshte “Mirë të jeni! Bomba fare!” Lutem mos e harroni Enean! Jetën sja zgjatëm dot, por kujtimin mundemi! Do na përkëdhelë zemrat nga lart si veç Ai di ta bëjë!”, shkruan Ema Andrea.
