Emal Meta na prezanton me vajzat e birësuara teksa po festojnë sëbashku

Këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare, Ermal Meta, po i kalon festat e fundvitit i rrethuar nga familja e tij.

Në fotot e publikuara së fundmi, artisti shfaqet pranë bashkëshortes, vajzës së tij biologjike, si edhe dy vajzave të adoptuara, duke përcjellë një atmosferë të ngrohtë festive dhe plot dashuri.

Kujtojmë se Ermal Meta adoptoi dy vajzat nga një jetimore në Shqipëri, një vendim që u vlerësua gjerësisht nga publiku dhe u konsiderua një akt i rëndësishëm humanizmi dhe përgjegjësie sociale. Pamjet familjare tregojnë një familje të bashkuar, ku dashuria dhe kujdesi janë në qendër, larg vëmendjes së skenës, por pranë vlerave më të rëndësishme të jetës. Gëzuar festat!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Share With:
Translate »
75 Views