Ëmbëlsira për sonte është portreti ëngjëllor i vogëlushes së Jonidës!

Në qershor të vitit që lamë pas, moderatorja Jonida Vokshi mirëpriti në jetë bekimin e saj të parë, një vogëlushe të cilës ia vendosën emrin Emi.

Momentin e ardhjes në jetë të vajzës, ajo e përshkroi si më të bukurin dhe nuk ndalte dot lotët nga lumturia.

“Totalisht dashuri e një tjetër dimensioni”- u shpreh Jonida për bebushen, të cilës i dedikon thuajse të gjithë ditën e saj.

Si një mama e re që është, e kuptojmë fiksimin e moderatores me të voglën, të cilin nuk ngurron ta shprehë edhe në rrjete sociale.

Jonida çmendet pas gjithçkaje të Emit dhe vazhdimisht i dedikon asaj statuse të ëmbla dashurie, që na i ngrohin zemrat të gjithëve.

Ajo a treguar se tashmë nuk e imagjinon dot jetën pa vajzën, zërin e saj, aromën e saj, të qarat e përkëdheljet.

Në postimin e fundit në Instagram, Jonida ka ndarë sonte një foto shumë të ëmbël me Emin, të cilës i ka treguar portretin.

“Tani qe te kam ty, kam gjithe boten mam!
Faleminderit o Zot????????”- janë fjalët e Jonidës që na sheqerosën mbrëmjen!

 

 

Jonida Vokshi i është përkushtuar gjatë këtyre muajve plotësisht vogëlushes së saj. Ndryshe dhe nga nënat e tjera të njohura ajo nuk ka nguruar të ndajë herë pas here me publikun edhe foto të portretit të plotë të vajzës.

Share With:
Translate »
560 Views