Emi është gocë babi dhe mami Jonida Vokshi nuk e ka problem fare

Puthjet më të ëmbla Emi i merr nga babi Besniku e kjo s’kishte si të ndodhte ndryshe. Jonida i ka ndarë me të gjithë momentet më të bukura të së bijës me bashkëshortin, shoqëruar dhe me dozat e humorit që nuk i kanë munguar asnjëherë.
“Këta të dy duhen dhe kjo punë ka marrë fund. Familja ime”, ka shkruar Vokshi krah videos ku Krapi mban në krahë vajzën e veshur në ngjyrë rozë.
Ndonëse kur vjen puna tek ngjashmëria, Besniku dhe Jonida kanë disa përplasje, pasi secili dëshiron që vajza t’i ngjajë më shumë njërit se tjetrit, puthjet s’janë në asnjë moment të kursyera teksa kalojnë kohën më të bukur me Emin që rritet nga dita në ditë.

Share With:
Translate »
563 Views